play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Armenia dhe Azerbajxhani paqe në Tiranë

today16/05/2025

Background
share close

Gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Tiranë duket se jemi në prag të një paqeje mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Dy vende të cilat janë në konflikt prej vitesh.

Lajmin e njoftoi nga Tirana, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila uroi liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes.

“Presidenti i Këshillit Evropian [Antonio Costa] dhe unë i përgëzuam udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes”, tha Ursula von der Leyen në emisionin X pasi u takua me kryeministrin Pashinyan dhe udhëheqësin azer Ilham Aliyev, së bashku me Costan, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri. “Është një hap i madh përpara. Dhe ne mezi presim nënshkrimin e tij të shpejtë. BE-ja është e gatshme të investojë në lidhshmërinë rajonale – dhe ta sjellë të gjithë rajonin më afër dhe më afër Bashkimit tonë”, shtoi ajo.

Dy shtetet, Azerbajxhani dhe Armenia janë në konflikt territorial dhe etnik. Bëhet fjalë për rajonin Nagorno-Karabakut dhe shtatë rretheve përreth, të cilat kontrollohen de fakto nga Republika e vetë-deklaruar e Arcah, por janë njohur ndërkombëtarisht si pjesë de jure të Azerbajxhanit.

Konflikti mes tyre është përshkallëzuar edhe me sulme të ndërsjellta, që kanë regjistuar viktima dhe të plagosur.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *