Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çmimet e naftës mbeten të paqëndrueshme nga sulmet e Izraelit dhe Iranit. Ka ende shqetësime nga ekspertët se konflikti mund të zgjerohet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe të destabilizojë ndjeshëm eksportet e naftës nga rajoni.
Në tregjet ndërkombëtare, nafta bruto Brent ra me 58 cent, ose 0.8%, në 73.65 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane nafta arriti në 72.47 dollarë.
Shqetësim mbetet ngushtica e Hormuzit, një kalim i rëndësishëm për transportin detar. Rreth një e pesta e konsumit të përgjithshëm të naftës në botë, ose rreth 18 deri në 19 milionë fuçi në ditë, naftë kalon nëpër ngushticë.
Irani, anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), aktualisht prodhon rreth 3.3 milionë fuçi në ditë dhe eksporton më shumë se 2 milionë fuçi naftë dhe karburant në ditë.
“Nëse eksportet e naftës bruto iraniane ndërpriten, rafineritë kineze, blerësit e vetëm të fuçive iraniane, do të duhet të kërkojnë alternativa nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe nafta bruto ruse”, shprehen analistët.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)