play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Arabia Saudite dërgon në Hapësirë astronauten e parë grua

today23/09/2022

Background
share close

Axiom Space gains permission to build a commercial space station

Arabia Saudite ka nisur programin e astronautëve dhe udhëtimi i parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në vitin 2023 është planifikuar të dërgohet një astronaute grua. Kjo është shumë e e papritur për këtë vend konservator islamik, ku deri në vitin 2018 grave u ndalohej të drejtonin makina. Nëse kjo ndodh, ajo do të jetë astronautja e parë grua nga bota arabe.

Misioni do të kryhet në bashkëpunim me kompaninë amerikane Axiom Space dhe nga anija kozmike e një kompanie tjetër amerikane, Space X. Astronautes do t’i bashkohet një tjetër astronaut saudit dhe dy amerikanë si pjesë e misionit të dytë privat të Axiom në ISS në fillim të vitit të ardhshëm, sipas Reuters.

“Hapësira i përket gjithë njerëzimit dhe kjo është një nga arsyet pse Axiom Space është e kënaqur të fillojë një partneritet të ri me Komisionin e Hapësirës Saudite për të trajnuar dhe dërguar astronautët sauditë në hapësirë, duke përfshirë edhe gruan e parë ”, tha presidenti dhe CEO i kompanisë, Michael Suffredini.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

High Tech Time

Të dërgosh emoji me siri? Këtej e tutje mund ta bësh :)

Emoji-t janë bërë veçori të dialogut të përditshëm, duke gjetur rrugën e tyre në bisedat rutinë edhe kur nuk jeni duke shkruar mesazhe në telefonin tuaj. Prandaj, nuk është çudi që Apple përfundimisht do t’iu lejojë të dërgoni emoji me Sirin. Duke nisur me iOS 16, kudo ku mund të diktoni tekst duke përdorur Siri-n, mund të vendosni verbalisht emoji. Kjo përfshin në Mesazhe, email, Notes dhe gjetkë.Futja e një […]

today22/09/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%