play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Angelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e mastektomisë së gjirit

today17/12/2025

Background

Angelina Jolie tregoi publikisht shenjat e operacionit të heqjes së gjirit në një intervistën e saj më të re për revistën TIME France. Ylli i Hollywood-it tregoi se përse zgjodhi të flasë pikërisht tani për rezultatet e mastektomisë së dyfishtë që ajo kaloi.

Angelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e

“I ndaj këto shenja me shumë gra që dua,” tha ajo për revistën. “Dhe gjithmonë më emocionon kur shoh gra të tjera që ndajnë shenjat e tyre.”

Shënim: Mastektomi – termi mjekësor për heqjen kirurgjikale të një pjese ose të gjithë indit të gjirit.

Angelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e

Ndër të tjera, Jolie shtoi:

“Dola të bashkohem me to, duke ditur se TIME France do të ndante informacion mbi shëndetin e gjirit, parandalimin dhe njohuritë mbi kancerin e gjiritAngelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e

Ajo bëri thirrje që testet për BRCA të jenë të disponueshme për çdo grua. Një test BRCA është një test gjenetik që kontrollon për mutacione të trashëguara në gjenet BRCA1 dhe BRCA2, të cilat qëndrojnë për gjenin e kancerit të gjirit.

“Çdo grua duhet të jetë gjithmonë në gjendje të vendosë për rrugëtimin e saj shëndetësor dhe të ketë informacionin që i nevojitet për të marrë vendimet e duhura.”

Sipas saj, testet gjenetike duhet të jenë të aksesueshme dhe të përballueshme për gratë të cilat rrezikojnë të përballen me këtë sëmundje, kjo për shkak të së shkuarës shëndetësore të familjarëve të tyre.

Angelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e

Mamaja e aktores, Marcheline Bertrand, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e kësaj sëmundjeje. Në biografinë e Angelina Joile, të publikuar në vitin 2013, ajo vendosi të ndante një pjesë të përvojës së saj me kancerin e gjirit.

Kjo intervistë vjen teksa publiku është ende në pritje të filmit të ardhshëm të saj, “Couture”. Në këtë “histori shumë personale,” ajo portretizon Maxine Walker, një regjisore amerikane e diagnostikuar me kancer të gjirit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *