play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Amazing Albania:Nga Ksamili në Theth, këto janë “highlight”-et e Shqipërisë për 2025-ën

today17/04/2025

Background
share close

Shqipëria ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në sektorin e turizmit vitet e fundit, duke tërhequr një numër të madh turistësh ndërkombëtarë. Kjo ka sjellë sfida të reja, por edhe mundësi të mëdha për bizneset turistike që operojnë në vend. Për të kuptuar më shumë për pritshmëritë dhe strategjitë për vitin 2025, Erind Sula, themelues i Amazing Albania, një platformë që ofron përvoja turistike të personalizuara, ndan mendimet e tij.

Sula shikon vitin 2025 me pritshmëri të larta, duke pasur parasysh rritjen e numrit të turistëve. Një nga sfidat kryesore është përgatitja e stafit për të ofruar shërbime cilësore në një shkallë më të gjerë. Amazing Albania ka fokusuar vëmendje të veçantë në rekrutimin dhe trajnimin e stafit, duke bashkëpunuar me kompani të burimeve njerëzore për të siguruar talente të kualifikuara dhe duke organizuar sesione trajnimi për t’i përgatitur ata maksimalisht.

Në lidhje me strategjinë e komunikimit, Sula theksoi rëndësinë e digjitalizimit dhe shitjeve online. Amazing Albania ka krijuar kanale të dedikuara për të informuar turistët, ku ata mund të shohin ofertat, të marrin informacione mbi destinacionet dhe të kenë mbështetje në kohë reale për çdo pyetje. Ai gjithashtu përmendi se, edhe pse inteligjenca artificiale nuk është integruar plotësisht ende, në të ardhmen do të automatizojnë disa procese për të ndihmuar ekipin të fokusohet më shumë në ofrimin e shërbimeve cilësore.

Amazing Albania është e angazhuar të ofrojë përvoja të veçanta turistike dhe të jetë një faktor kyç në zhvillimin e turizmit shqiptar për vitet që vijnë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *