Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Massimilano Allegri dhe Milani duket se nuk janë ndarë në mënyrën më të mirë. Çështja e zgjidhjes së kontratës së trajnerit dhe stafit të tij ende nuk është mbyllur, ndërsa mes palëve vijojnë diskutimet për shumën e “bonuseve të largimit” dhe mënyrën e shkarkimit. Në sfond nuk përjashtohen as zhvillimet ligjore.
Sipas mediat, ka pakënaqësi nga ana e trajnerit për mënyrën se si u komunikua fundi i bashkëpunimit. Largimi i tij u bë publik përmes një komunikate të klubit dhe mediave, përpara se të mbërrinte një njoftim zyrtar personal.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Milanit mbrojnë qëndrimin e tyre, duke theksuar se Allegri kishte arritur një marrëveshje paraprake për të ardhmen e tij me Napolin para përfundimit të sezonit.
Kjo situatë ka krijuar vetëm një vonesë në njoftimin zyrtar të kalimit të tij, por jo në planet e klubit napolitan. Ndërkohë, Napoli po vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës së re.
Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giovanni Manna po synojnë të krijojnë një ekip konkurrues për titull.
Në merkato, Kevin De Bruyne pritet të largohet, ndërsa si zëvendësues i mundshëm përmendet Adrien Rabiot, një lojtar i preferuar nga Allegri. Për portën, në listë është Matej Kovar, ndërsa në mbrojtje përmenden Mario Gila dhe Dodo.
Po ashtu, Napoli duhet të vendosë për një grup të madh lojtarësh të rikthyer nga huazimet, të cilët mund të shërbejnë si burim financimi për afrime të reja. Situata mbetet e hapur, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë sportiv.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)