Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today14/05/2026
Mbrëmja e kësaj të enjteje shënon një moment vendimtar për Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026.
Vendi ynë synon kualifikimin për në finalen e madhe të së shtunës përmes gjysmëfinales së dytë të Festivalit Evropian, që po zhvillohet në Vjenë
Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Alis Kallaçi me këngën “Nân”, e cila do të interpretohet e 13-ta në renditjen e performancave të mbrëmjes.
Kjo renditje mbart një simbolikë të veçantë, pasi është e njëjta radhë me të cilën Anjeza Shahini performoi në vitin 2004, kur Shqipëria debutoi për herë të parë në këtë skenë.
Kënga shqiptare ka tërhequr vëmendje pozitive pas provave zyrtare, ndërsa media dhe platformat e specializuara të festivalit e kanë renditur Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.
Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë ka përcaktuar tashmë 10 finalistët e parë që do të garojnë në natën finale të 16 majit, ku mes tyre u kualifikuan Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Izraeli, Serbia, Kroacia, Lituania dhe Polonia.
Në këtë edicion, European Broadcasting Union (EBU) ka vendosur masa më të forta për procesin e votimit pas polemikave për manipulime në vitet e kaluara.
Numri maksimal i votave për çdo person është reduktuar në 10, ndërsa kontrollet ndaj aktivitetit të dyshimtë janë shtuar, duke monitoruar në kohë reale çdo anomali teknike për të garantuar integritetin e votës.
Mbështetja e diasporës shqiptare konsiderohet vendimtare për kualifikimin tonë. Shqipëria votohet përmes numrit 13 në vendet pjesëmarrëse, sipas kodeve përkatëse të secilit shtet.
Shqiptarët që jetojnë në vende jo pjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit gjatë gjithë ditës.
Votimi nuk do të jetë i disponueshëm gjatë transmetimit live të spektaklit, por do të rihapet për disa minuta pas performancës së Shqipërisë dhe sërish në fund të mbrëmjes.
Shqipëria hyn sonte në garë me ambicien për të siguruar një vend në finalen e madhe, me shpresën se “Nân” do të jetë një nga surprizat më të forta të këtij viti.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)