play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Alis do të performojë më 14 maj në Gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit 2026

today13/01/2026

Background

Shorti i hedhur të hënën në sallën historike të Bashkisë së Vjenës (Wiener Rathaus) ka përcaktuar se përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2026, artisti Alis, do të garojë në Gjysmëfinalen e Dytë të festivalit.

Kjo do të thotë se kënga fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, “Nan”, do të interpretohet mbrëmjen e së enjtes, më 14 maj 2026, në orën 21:00.

Edhe pse data e performancës është tashmë e konfirmuar, renditja e saktë në skenë (numri i votimit) ende nuk është përcaktuar. Ajo do të vendoset në një fazë të dytë nga producentët e shou-t (ORF) dhe do të miratohet nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), me qëllim garantimin e një rrjedhshmërie televizive sa më të mirë.

Ndarja në vazo dhe rivalët

Para shortit, Shqipëria ishte pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë dhe Zvicrën, një ndarje e bërë për të shmangur ndikimin e votimeve fqinjësore apo gjeopolitike brenda të njëjtës natë

Me përfundimin e shortit, Alis do të përballet me një konkurrencë të fortë për të siguruar një vend në Finalen e Madhe.

Kalendari i Eurovizion 2026 në Vjenë

Pas shortit, kalendari i festivalit është tashmë i qartë:

Gjysmëfinalja e parë: e martë, 12 maj (21:00)

Gjysmëfinalja e dytë (nata e Shqipërisë): e enjte, 14 maj (21:00)

Finalja e madhe: e shtunë, 16 maj

Në edicionin jubilar të 70-të të Eurovizionit marrin pjesë 35 transmetues publikë. Automatikisht në finale janë të kualifikuara vendet e “Big 4” (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar), si dhe vendi pritës, Austria.

Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH në fund të vitit 2025, duke i dhuruar Alisit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në skenën më të madhe muzikore të Evropës. Artisti e ka cilësuar fitoren si “realizimin e një ëndrre të madhe”. rtsh/ KultPlus.com

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *