Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/06/2025
Dhjetë organizata të gazetarisë dhe lirisë së shprehjes u kërkuan autoriteteve turke të mërkurën të lirojnë gazetarin Fatih Altayli, një nga komentatorët politikë më të njohur në Turqi, i cili është burgosur që nga e diela.
“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Fatih Altayli dhe u bëjmë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë shfrytëzimin e boshllëqeve ligjore për të persekutuar gazetarët”, shkruan në një deklaratë organizatat, përfshirë Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
“Ky arrestim është një abuzim i qartë i ligjit penal që synon heshtjen e komenteve kritike politike”, akuzojnë 10 organizatat që bashkë-nënshkruan thirrjen për lirimin e z. Altayli, të cilat përfshijnë edhe Institutin Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ).
10 organizatat janë gjithashtu të shqetësuara për një vendim të Këshillit Turk të Transmetimit (RTÜK) i cili kërkon që një kërkesë për licencë transmetimi për kanalin në YouTube të gazetarit të dorëzohet brenda 72 orëve, përndryshe ai do të përballet me pezullim.
Për të denoncuar arrestimin e Fatih Altayli, i cili gjatë marrjes në pyetje mohoi se kishte tentuar të kërcënonte Presidentin Erdogan, ekipet e tij kanë postuar çdo ditë një pamje statike të karriges së tij të zbrazët në kanalin e tij në YouTube që nga e hëna. Videoja e mbrëmjes së parë ka marrë më shumë se 1.4 milion shikime.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)