Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përuron Teatrin dhe Kinemanë e hapur
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përuruar Teatrin dhe Kinemanë e Hapur. Në oborrin e ridimensionuar të godinës së institucionit, me pjesëmarrjen e akademikëve dhe të dhjetëra studentëve, u ngrit sipari i hapësirës më të re kulturore që i shtohet kryeqytetit. Në ceremoninë inauguruese ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Marinela Ndria, përfaqësuesja e Agjencisë Shtetërore të Arkivave […]