play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

1146 Results / Page 46 of 128

Aktualitet

Rama publikon artikullin e medias spanjolle: Shqipëria, një destinacion që të rrëmben ndjenjat

Shqipëria është vënë sërish në vëmendje tq mediave botërore, ku kësaj radhe e përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón” i ka kushtuar një artikull. “Në vëmendjen e mediave botërore E përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón” rekomandon Shqipërinë si një destinacionet më “in” për t’u vizituar nga turistët, duke e cilësuar si një vend që të rrëmben ndjenjat”, shkruan Rama. Artikulli i plotë. Çfarë duhet të shihni në Shqipëri në 4 ditë […]

today11/03/2024

Aktualitet

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, vizitë zyrtare në Hungari, ja marrëveshjet që do të nënshkruhen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis të martën vizitën e tij zyrtare në Hungari, vend i cili merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Ministri Hasani do të takohet me homologun hungarez Péter Szijjártó, me të cilin do të diskutohet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Hungarisë, ku spikasin lidhjet historike midis dy […]

today11/03/2024

Aktualitet

Përmbyten rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi për këmbësorët dhe automjetet

Ka mjaftuar një rrebesh shiu që shumë rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit të përmbyten, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Zonat më problematike janë afër stacionit të trenit, te kryqëzimi i stadiumit, në lagjen 18, shëtitorja bregdetare, Plazh e Shkozet. Ndërkohë, sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, mbrëmjen e vonë të së hënës do të rikthehet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, që do të nisen rreth […]

today11/03/2024

Aktualitet

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit

Nis këtë të hënë muaji i shenjtë i Ramazanit.  Për 30 ditë, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Ramazani është muaji më i rëndësishëm i besimit islam. Çdo besimtar e pret atë me gëzim, duke shpresuar në faljen dhe mëshirën e Zotit. Ramazani përfundon më 11 Prill me festimin e Fiter Bajramit. Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë gjatë ditës […]

today11/03/2024

Aktualitet

Belshi vlerësohet në Berlin, fiton çmimin e dytë në panairin e turizmit në Gjermani

Në ITB Berlin, në Panairin më të madh të Turizmit në Botë, Bashkia Belsh është vlerësuar me Çmimin e 2-të për arritjet e shkëlqyera në zhvillimin e vrullshëm të Turizmit lokal si edhe për vëmendjen e treguar në Ekoturizëm dhe si Bashkia e parë në Shqipëri që  së shpejti do çertifikohet “Destinacion i Gjelbër” . Çmimi special i është dorëzuar kryetarit të kësaj Bashkie ,z.Arif Tafani gjatë një Forumi Ndërkombëtar […]

today07/03/2024

Aktualitet

Muzeu Historik Kombëtar mbyllet për katër vite! Do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë

Dyert e Muzeut Historik Kombëtar do të qëndrojnë të mbyllura për katër vite. Ky institucion njofton se do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028, në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”. Rikonstruksioni do të fillojë në 16 mars dhe vizitorët vendas dhe të huaj nuk do të kenë mundësi ta vizitojnë […]

today06/03/2024

Aktualitet

Nga kafet falas dhe panairi i artizanëve tek paneli i sensibilizimit për gratë, Pazari i Ri do të jetë qendra e festimeve për festat e 7-8 Marsit

Në datat 7 dhe 8 mars, Pazari i Ri do të shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Mësuesit dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në ditën e Mësuesit, Pazari i Ri do të ofrojë një sërë aktivitetesh për të gjithë vizitorët. Duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 19:00, hapësira unike e Pazarit do të mbushet plot me mundësi për argëtim për fëmijët dhe familjen. Panairi i artizanëve […]

today05/03/2024

Aktualitet

Helikopterët Black Hawk dhe dronët Bayraktar “pushtojnë” Kuçovën, edhe opozita i bashkohet ceremonisë. Çfarë nuk u pa nga hapja e bazës ajrore të NATO-s

Hapja e bazës ajrore në Kuçovë u zhvillua mes helikopterëve, avionëve dhe dronëve luftarakë që janë pjesë e kësaj baze. Nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë ushtarakëve të lartë, ministra por edhe deputetë të opozitës. Në përurimin e kësaj baze mbajti fjalim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major, Arben Kingji, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, i dërguari nga Ministria turke […]

today04/03/2024

Aktualitet

VIDEO/ Rama: Shqipëria gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit në Gjermani

Për tri ditë radhazi, Shqipëria do të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit ‘ITB BERLIN 2025’ në Gjermani. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama përmes një videoje në Facebook, ku shkruan se ‘nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit […]

today04/03/2024