Belshi vlerësohet në Berlin, fiton çmimin e dytë në panairin e turizmit në Gjermani
Në ITB Berlin, në Panairin më të madh të Turizmit në Botë, Bashkia Belsh është vlerësuar me Çmimin e 2-të për arritjet e shkëlqyera në zhvillimin e vrullshëm të Turizmit lokal si edhe për vëmendjen e treguar në Ekoturizëm dhe si Bashkia e parë në Shqipëri që së shpejti do çertifikohet “Destinacion i Gjelbër” . Çmimi special i është dorëzuar kryetarit të kësaj Bashkie ,z.Arif Tafani gjatë një Forumi Ndërkombëtar […]