play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Akreditohet laboratori i barnave pranë AKBPM, Koçiu: Garantojmë cilësinë në tregun shqiptar

today11/02/2025

Background
share close

Laboratori i Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është akredituar në 31 janar 2025 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, duke marrë certifikatën ISO 17025:2017 si i vetmi laborator testues barnash i akredituar në Shqipëri sipas këtyre standardeve.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, gjatë vizitës në ambientet e Laboratorit dhe inspektimit të entiteteve ekzaminuese, u ndal në rëndësinë e kontrollit të barnave dhe benefitet që rrjedhin nga ky akreditim.

“Është një proces i gjerë dhe i gjatë pune dhe përpjekjesh për të arritur deri këtu, për të kapur standardet dhe sigurisht për të garantuar cilësinë e barnave që hyjnë në tregun shqiptar e përdoren nga popullata”, u shpreh Koçiu.

Laboratori i Kontrollit të Barnave është e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së barnave në Shqipëri dhe pajisja e tij me këtë akreditim ndërkombëtar vendos një standard të munguar duke garantuar kështu rezultate laboratorike të besueshme, të sakta dhe transparente.

Me implementimin e pajisjeve të reja dhe indekset e akreditimit ndërkombëtar pritet që për vitin 2025 të dyfishohet numri i analizave dhe zgjerohet gama e tyre, duke realizuar analiza për kategori barnash që nuk janë kryer ndonjëherë, si psh. ato citostatike (tumorale), imunoterapitë dhe gjithë kategoritë e tjera të produkteve farmaceutike, duke aplikuar procedurat e Farmakopesë Europiane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *