Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/12/2025
Australia ka ndezur një debat global duke nisur zbatimin e ndalimit të aksesit në rrjetet sociale për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nën 16 vjeç.
Që prej së mërkurës, mijëra të rinj në të gjithë vendin u zgjuan për herë të parë pa mundur të hapin Instagram, TikTok, Facebook apo Snapchat, një lëvizje që synon të mbrojë të miturit nga algoritmet e varësisë, bullizmi online dhe rreziqet e abuzimit.
Çfarë ndodh me platformat?
Dhjetë rrjete sociale, përfshirë Instagram, TikTok, YouTube, Twitch dhe X, janë të detyruara të mbyllin ose të bllokojnë llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç.
Secila prej tyre po e zbaton masën në mënyrën e vet.
• Snapchat pezullon llogaritë për tre vjet ose deri në mbushjen e moshës.
• YouTube çaktivizon llogaritë duke ruajtur të dhënat deri në moshën 16 vjeç, ndërsa lejon shikimin e videove pa llogari.
• TikTok fsheh automatikisht përmbajtjen e të miturve dhe fton prindërit të raportojnë rastet ku fëmijët kanë gënjyer për moshën.
• Meta ka nisur mbylljen e llogarive në Facebook, Instagram dhe Threads.
• Reddit ngrin llogaritë e të miturve dhe bllokon krijimin e të rejave.
• X ende nuk ka qartësuar si do e zbatojë rregullin.
Platforma të tjera, si Discord, Pinterest, Roblox, Messenger dhe YouTube Kids, për momentin janë të përjashtuara nga ndalimi, çka ka shkaktuar polemika, sidomos për Roblox, ku ka pasur raportime për rreziqe ndaj të miturve.
Si verifikohet mosha?
Derisa tani, përdoruesit thjesht vendosnin një datëlindje. Tani, platformat janë të detyruara të përdorin metoda të vërtetuara, si video-selfie, email të verifikuar ose dokumente zyrtare. Qeveria australiane deklaron se këto mënyra janë testuar dhe nuk cenojnë privatësinë.
Edhe pse pritet që disa të rinj të përdorin VPN për ta anashkaluar ndalimin, autoritetet theksojnë se fëmijët nuk do të penalizohen për këtë sjellje.
Si po reagojnë të rinjtë?
Të miturit po kërkojnë hapësira në sistem duke kaluar masivisht në platforma që nuk janë pjesë e “listës së zezë”.
Aplikacione si Yope dhe Lemon8 po shënojnë rritje të përdoruesve në Australi. Yope madje deklaron se nuk do të zbatojë masat, duke pretenduar se nuk ka funksione me mesazhe me të panjohur.
Një pjesë e ekspertëve paralajmërojnë se ndalimi mund t’i shtyjë të rinjtë drejt platformave më të paqëndrueshme dhe më pak të rregulluara, një lëvizje që mund të krijojë më shumë rreziqe sesa zgjidhje.
Çfarë pritet të ndodhë më pas?
Qeveria australiane do të monitorojë nga afër ndikimin e ndalimit tek jeta e përditshme e fëmijëve. Fokus i veçantë do të jetë gjumi dhe ritmet ditore, ndërveprimi social, leximi dhe aktivitetet jashtë, ndikimet emocionale dhe mendore
Në këtë proces do të marrin pjesë studiues nga Universiteti i Stanfordit, të cilët do të publikojnë publikisht metodat dhe gjetjet e tyre. Synimi është që ky eksperiment të shërbejë si model për vendime të ardhshme edhe në vende të tjera.
Nëse ky projekt funksionon, mund të kemi përpara një moment historik në marrëdhënien midis të rinjve dhe teknologjisë globale. Nëse dështon, do të hapet një kapitull i ri debati mbi kufizimet, lirinë dhe përgjegjësinë në epokën digjitale.
Në të dyja rastet, bota po sheh me vëmendje, e po përpiqet t’i marrë asaj më të mirën, që në një të ardhme ndoshta të afërt, ta zbatojë po ashtu.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)