Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një burrë australian gjeti një mesazh 25-vjeçar brenda një shisheje në një lumë, dhe pas kësaj e gjumoi edhe dërguesin e saj fal ndihmës së rrjeteve sociale.
Marty Monson, nga King Island, tha se e gjeti shishen në fillim të janarit përgjatë lumit Sea Elephant dhe në një grup të Facebook-ut postoi foton e saj dhe mesazhin e zbehur që e gjeti brenda.
Mesazhi i datës 14 qershor 1996, u nënshkrua nga Mark Burton dhe përfshinte informacionin e kontaktit, por Monson tha se numrat e telefonit ishin vjetëruar.
“Kishte disa numra në mesazh, por duke qenë letra kaq e vjetër, nuk arritëm t’i dallonim”, i tha Monson gazetës The Examiner, transmeton Klan Kosova.
Burton shtoi se kohët e fundit mori mesazhe nga motra dhe nëna e tij që e lajmëruan rreth postimit të Monson-it dhe kur ai e kontrolli, u trondit kur e pa mesazhin në një shishe që ai dhe një mik e kishin hedhur në lumë 25 vjet më parë.
“Është një nga ato gjëra që bëni si fëmijë dhe nuk mendoni se do të ketë asgjë. Është thjesht e mahnitshme se sa vjet ka lundruar”, deklaroi Burton.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)