play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano: Mirënjohje e falenderim për përkushtimin!

today13/01/2022

Background
share close

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në kuadër të 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, në shenjë vlerësimi e kujtimi të emrit dhe veprës së Dëshmorëve të Policisë, mesditën e sotme, ka vendosur kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në emër të Shoqatës së Policisë Shqiptaro-Amerikane, i dorëzoi familjarëve të Dëshmorit të Policisë Saimir Hoxha, stemën e Policisë të gdhendur në dru, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje.

Po në kuadër të 109-vjetorit, Drejtor Nano ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, me mesazhin:

“Gëzuar 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Mirënjohje e falënderim për përkushtimin dhe sakrificat tuaja dhe të familjeve tuaja. Bashkërisht për sfida më të mëdha, në të mirë të qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *