play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Kuqezinjtë drejt sfidës me Finlandën, stadiumi plot dhe Maran përgatit surprizat në formacion

today10/11/2026

Background
share close

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për përballjen e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor. Kuqezinjtë janë grumbulluar nën drejtimin e trajnerit Maran, ndërsa stërvitjet po zhvillohen ende me grup jo të plotë.

Tekniku italian po shqyrton formacionin që do të hedhë në fushë, me skemën 3-4-2-1 që pritet të mbetet zgjedhja kryesore. Dy janë dilemat për formacionin titullar: Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj konkurrojnë për një vend në mbrojtje, ndërsa në mesfushë Laçi është në garë me Ramadanin.

Një tjetër shqetësim për stafin teknik janë kartonët e verdhë. Tetë futbollistë të Kombëtares rrezikojnë të humbasin ndeshjen pasardhëse ndaj Bjellorusisë në rast ndëshkimi.

Ndërkohë, Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të tifozëve në sfidën ndaj Finlandës. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se të gjitha biletat për ndeshjen në stadiumin “Arena Kombëtare” janë shitur dhe impianti do të jetë i mbushur plot.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot seancën e dytë stërvitore, në orën 15:00, ku trajneri do të ketë mundësinë të vlerësojë më nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe të qartësojë zgjedhjet për formacionin.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *