Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/11/2026
Papa Leone XIV ka mbajtur meshën e tij të parë në Buenos Aires, ku sipas policisë kombëtare morën pjesë rreth 2.5 milionë njerëz, në një prej tubimeve më të mëdha të pontifikatit të tij. Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve, Papa përcolli një mesazh për mbrojtjen e familjes, duke paralajmëruar se vështirësitë ekonomike dhe sociale po e vënë atë përballë krizave të shumta.
Gjatë predikimit, Leone XIV u ndal te problemet me të cilat përballen familjet, duke përmendur mungesën e stabilitetit, vështirësitë sociale, punësimin e pasigurt, dhunën në familje, ndarjet e dhimbshme dhe varësitë që shkatërrojnë marrëdhëniet familjare. Ai theksoi se familja e krishterë mbetet një shtyllë e rëndësishme e shoqërisë dhe u bëri thirrje besimtarëve të mos dorëzohen përballë zërave që e konsiderojnë atë një institucion të vjetëruar. “Zoti është mes nesh, nuk kemi pse të kemi frikë”, deklaroi Papa, duke përcjellë një mesazh shprese.
Vizita e Leone XIV ka një rëndësi të veçantë për Argjentinën, pasi paraardhësi i tij, Papa Françesku, pavarësisht se ishte argjentinas, nuk u kthye asnjëherë në vendlindje gjatë 12 viteve. Gjatë vizitës së tij, Leone XIV u takua edhe me persona me aftësi të kufizuara dhe theksoi se jeta e tyre nuk është barrë për shoqërinë, por një bekim. Ai u shpreh se zhvillimi i një vendi matet edhe nga mënyra sesi ai kujdeset dhe mirëpret njerëzit më në nevojë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)