play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Pretendoi se nëna ishte rrëmbyer nga alienët për të fshehur vdekjen e saj, 35-vjeçari dënohet me 10 vite burg

today05/11/2026

Background
share close

Një histori e pazakontë ka përfunduar me një dënim prej 10 vitesh burg në Xhorxhia të SHBA-së. Jason Christopher Campbell, 35 vjeç, u shpall fajtor për fshehjen e vdekjes së nënës së tij, Marie Campbell, duke pretenduar fillimisht se ajo ishte rrëmbyer nga alienët. 35-vjeçari kishte raportuar zhdukjen e nënës së tij 65-vjeçare më 6 janar 2025. Familjarët dhe fqinjët nisën kërkimet për gruan, pasi ajo ishte larguar nga banesa dhe mungonin edhe makina, çanta, dokumenti i identifikimit dhe telefoni i saj.

Më 8 janar, Campbell u tha autoriteteve se një person i panjohur e kishte marrë nënën e tij nga shtëpia tre ditë më parë dhe se nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të. Por policia zbuloi se një ditë më herët ai kishte telefonuar shërbimet e urgjencës dhe kishte pretenduar se nëna e tij ishte “rrëmbyer nga alienët”. Deklarata e pazakontë bëri që policia të kontrollonte pronën e familjes. Atje, efektivët zbuluan mbetjet e djegura të 65-vjeçares në oborrin e shtëpisë. Sipas raportimeve, kur autoritetet mbërritën, zjarri ende nuk ishte shuar plotësisht.

Campbell u akuzua në shkurt të vitit 2025, pasi autopsia konfirmoi se mbetjet mortore i përkisnin nënës së tij. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes së Marie Campbell. Sipas ligjit të Xhorxhias, fshehja e vdekjes së një personi përbën vepër penale kur pengon hetuesit të përcaktojnë nëse personi ka humbur jetën si pasojë e një krimi. Për këtë vepër, 35-vjeçari u dënua me 10 vite burg.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *