play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, ja datat kur do të hapë dyert

today04/11/2026

Background
share close

Panairi i 29-të i Librit në Tiranë do të zhvillohet në datat 24-28 dhjetor, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Pas shtyrjes së aktivitetit, tashmë janë përcaktuar datat e reja kur botuesit, autorët dhe lexuesit do të bëhen bashkë për një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit.

Lajmi është konfirmuar nga Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve, i cili ka bërë të ditur kalendarin e ri të organizimit të panairit.

Fillimisht, aktiviteti ishte planifikuar të mbahej në një periudhë tjetër, por situata e krijuar në vend dhe protestat e zhvilluara kanë ndikuar në vendimmarrjen për shtyrjen e tij. Organizatorët kanë vlerësuar se klima e tensionuar mund të ndikonte në pjesëmarrjen e qytetarëve dhe në mbarëvajtjen e aktivitetit.

Përzgjedhja e datave 24-28 dhjetor lidhet edhe me pritshmërinë që atmosfera e festave të fundvitit të krijojë kushte më të përshtatshme për zhvillimin e panairit dhe për një pjesëmarrje më të gjerë të publikut.

Gjatë pesë ditëve të aktivitetit, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me botimet më të fundit, të takojnë autorë dhe të zgjedhin libra nga botues të ndryshëm.

Pallati i Kongreseve do të kthehet kështu në pikëtakimin e autorëve, botuesve dhe dashamirësve të librit në ditët e fundit të dhjetorit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *