play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Europa

Gjermania në alarm nga sulmet kibernetike, hakerat shënjestrojnë deputetët dhe zyrtarët qeveritarë

today02/11/2026

Background
share close

Ministri gjerman i Çështjeve Dixhitale, Karsten Wildberger, ka zbuluar se hakerat kanë shënjestruar pajisjet elektronike të disa anëtarëve të Bundestagut, parlamentit gjerman, si dhe të zyrtarëve të qeverisë.

Rasti u bë publik pasi kompania Apple u dërgoi paralajmërime disa përdoruesve të iPhone, duke i njoftuar se pajisjet e tyre mund të ishin objekt i sulmeve kibernetike përmes programeve të sofistikuara të spiunazhit.

Duke folur për transmetuesin publik gjerman ARD, ministri Wildberger konfirmoi se paralajmërimet kishin ardhur nga Apple dhe kishin të bënin me dyshime për përgjim dhe ndërhyrje të paautorizuar në pajisjet elektronike.

Pas marrjes së këtyre informacioneve, Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) reagoi menjëherë, duke u dërguar njoftime me shkrim të gjithë personave që mund të ishin prekur nga sulmi. Autoritetet synojnë të informojnë të prekurit për rrezikun dhe t’i paralajmërojnë që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e pajisjeve dhe të dhënave të tyre.

Sipas një letre të siguruar nga ARD, përdoruesit e iPhone kanë marrë njoftime sigurie nga Apple që prej 29 tetorit. Në këto paralajmërime thuhet se është identifikuar një sulm i mundshëm që përdor të ashtuquajturin program spiunazhi “Mercenary”.

Ky lloj programi përdoret për të depërtuar në pajisjet elektronike dhe për të mbledhur informacione pa dijeninë e pronarëve të tyre. Rasti ka ngritur shqetësime në Gjermani për sigurinë digjitale të institucioneve shtetërore, veçanërisht për mbrojtjen e politikanëve dhe zyrtarëve që mund të jenë objektiv i sulmeve të tilla.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *