Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/10/2026
Protesta studentore përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe këtë të hënë, më 26 tetor, duke hyrë në ditën e saj të 14-të. Tubimi është parashikuar të nisë rreth orës 14:00, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të zhvillohet në mënyrë paqësore apo do të shoqërohet me tensione.
Protesta, e cila në nisje u karakterizua nga tubime paqësore, gjatë ditëve të fundit është shoqëruar me përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë. Situata ka përshkallëzuar gjithashtu me episode të djegies dhe dëmtimit të pronës publike dhe private.
Për protestën e sotme, organizatorët nuk kanë bërë ende të ditur se si do të zhvillohet tubimi, ndërsa vëmendja mbetet te mbarëvajtja e tij dhe mundësia e shmangies së përplasjeve.
Rama përsërit thirrjen për dialog, studentët vijojnë kundërshtimin
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të hënë thirrjen drejtuar studentëve për t’u ulur në dialog. Në sheshin përpara Kryeministrisë është vendosur një sofër prej guri me fjalën “Dialog” të gdhendur mbi të, si një mesazh për hapjen e komunikimit me protestuesit.
Megjithatë, studentët kanë vijuar të kundërshtojnë thirrjet e kryeministrit për dialog, duke mbajtur të hapur situatën lidhur me ecurinë e protestës dhe zhvillimet e pritshme gjatë ditës së sotme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)