Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/10/2026
Fitorja e studentëve vjen pas një periudhe të gjatë protestash kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes. Lëvizja arriti të shndërrojë pakënaqësinë qytetare në mbështetje elektorale, ndërsa Vuçiç pranoi humbjen.
Një rezultat i rëndësishëm është edhe ai i koalicionit shqiptar, i cili ka siguruar dy mandate në parlamentin e Serbisë. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga përfaqësuesit e tij, koalicioni ka marrë rreth 27 mijë vota, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të sigurojë edhe një mandat të tretë. Përfaqësimi shqiptar pritet t’u japë më shumë hapësirë çështjeve që lidhen me të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ndryshime ka pasur edhe te partitë e tjera të pakicave kombëtare. Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të sigurojë tre deputetë, ndërsa disa lista të komunitetit boshnjak kanë fituar nga një mandat.
Rezultati është përshëndetur edhe nga drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, shprehën gatishmërinë për të mbështetur Serbinë në reformat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe integrimin evropian.
Për Listën Studentore, sfida kryesore tashmë është shndërrimi i fitores elektorale në qeverisje, formimi i institucioneve të reja dhe përmbushja e pritshmërive të qytetarëve që mbështetën lëvizjen.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)