play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Biznesi i Vogël dhe i Mesëm thirrje sipërmarrësve: “Ulni qepenat në mbështetje të studentëve!”

today23/10/2026

Background
share close

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që të bashkohen me protestën kombëtare të studentëve, e cila do të zhvillohet nesër, ditën e shtunë. Përfaqësuesit e shoqatës kërkojnë që bizneset të ulin qepenat gjatë orarit të protestës, në shenjë solidariteti me të rinjtë dhe qytetarët që kanë dalë në rrugë. Në deklaratën e saj, shoqata thekson se situata aktuale nuk është vetëm një çështje e studentëve, por prek drejtpërdrejt të ardhmen e sipërmarrjeve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë.

Përveç pjesëmarrjes në protestë, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u kërkon sipërmarrësve që kanë mundësi të ofrojnë produkte dhe shërbime të nevojshme për protestuesit gjatë zhvillimit të tubimit. Sipas përfaqësuesve të saj, gjendja aktuale e biznesit dhe e shoqërisë kërkon një reagim qytetar dhe një angazhim më të madh të sipërmarrësve në mbështetje të studentëve. Thirrja vjen në një kohë kur protestat studentore kundër qeverisë vijojnë prej ditësh, ndërsa të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“I bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi të solidarizohet dhe të bashkohet me studentët, me shoqërinë civile dhe qytetarët shqiptarë që marrin pjesë në këto protesta. Kjo nuk është vetëm një çështje e sotme. Është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e biznesit tonë, me familjet tona dhe me fëmijët tanë. Ne besojmë se situata aktuale e biznesit dhe e shoqërisë kërkon reagim qytetar, solidarizim dhe përgjegjshmëri.

Prandaj, edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjitha bizneseve shqiptare të bashkohen nesër, ditën e shtunë, me studentët, me qytetarët protestues. U bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që kanë mundësi të mbështesin protestuesit me produkte dhe shërbime të nevojshme gjatë zhvillimit të protestës. Gjithashtu, u bëjmë thirrje bizneseve që, në oraret e përcaktuara të protestës, të ulin qepenat në shenjë solidarizimi me protestuesit shqiptarë.”, tha kreu i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *