Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Banesa e Sergei Sokolovit, kryeredaktorit të gazetës ruse Novaya Gazeta, është bastisur nga autoritetet, ndërsa gazetari po dërgohet në Komitetin Hetimor për t’u marrë në pyetje.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë redaksia e gazetës, e cila ka njoftuar se ka humbur kontaktet me Sokolovin rreth orës 12:15, sipas orës lokale të Moskës. Sipas njoftimit të publikuar në kanalin e gazetës në Telegram, telefonat e gazetarit rezultojnë të fikur.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi arsyet e sakta të bastisjes dhe marrjes në pyetje të kryeredaktorit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)