Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, forcon pozitat në garën për një mandat të ri në krye të futbollit botëror.
Të 54 federatat kombëtare afrikane kanë shprehur mbështetjen për të, gjatë një konference strategjike të Konfederatës Afrikane të Futbollit, të zhvilluar në Kepin e Gjelbër.
Gjatë takimit, Infantino theksoi se përmes programit FIFA Forward, organizata ka investuar një miliard dollarë në Afrikë gjatë dhjetë viteve të fundit, duke mbështetur 124 projekte të ndryshme.
Infantino u ndal edhe te nevoja për dialog dhe transparencë, në një kohë kur disa federata evropiane dhe të Amerikës së Veriut kanë shprehur shqetësime për propozimet tregtare të FIFA-s.
Mbështetja e unifikuar afrikane përbën një avantazh të rëndësishëm për Infantinon përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të FIFA-s, megjithëse gara mbetet e hapur deri në përfundimin e procesit zgjedhor.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)