play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Pikëpamje të ndryshme për të ardhmen/ Takimi i parë mes Macron dhe Papës nxjerr në pah divergjencat

today25/09/2026

Background
share close

Presidenti francez Emmanuel Macron priti në Pallatin Élysée Papa Leonin XIV, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Francë. Takimi vuri në fokus sfidat më të mëdha bashkëkohore, ku palët diskutuan mbi inteligjencën artificiale, krizën klimatike, konfliktet globale dhe raportin mes shtetit e besimeve fetare.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Macron e vendosi takimin në kornizën e dialogut tradicional mes Francës dhe Selisë së Shenjtë, duke theksuar parimet e Republikës dhe rolin e shtetit laik. Macron u shpreh se sektori publik dhe laikësia nuk shërbejnë për të distancuar shoqërinë nga feja, por funksionojnë si një kornizë që garanton lirinë e ndërgjegjes.

Në rrafshin ndërkombëtar, udhëheqësi francez mbrojti një qëndrim aktiv përballë luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. “Çdo jetë ka të njëjtën vlerë dhe të gjithë popujt duhet të mbrohen,” deklaroi Macron, duke shtuar se Franca qëndron bindshëm “në anën e paqes, multilateralizmit aktiv, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.“

Nga ana e tij, Papa Leoni XIV vendosi dinjitetin njerëzor në qendër të mesazhit të tij. Duke iu referuar zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe inteligjencës artificiale, Ati i Shenjtë paralajmëroi mbi rreziqet e përdorimit të saj “për qëllime mbikëqyrjeje, manipulimi dhe diskriminimi.”

Ai bëri thirrje që përparimi teknologjik t’i nënshtrohet gjithmonë përgjegjësisë njerëzore, duke theksuar: “Sa më e madhe të jetë fuqia jonë për të transformuar botën, aq më e madhe duhet të jetë aftësia jonë për të dalluar se çfarë i shërben me të vërtetë dinjitetit njerëzor.”

Ndërsa u ndal te krizat gjeopolitike dhe gara e armatimeve, Pontifi i ngarkoi Francës një përgjegjësi të veçantë morale në Evropë. “Përballë tingullit të çizmeve ushtarake dhe krizave të shumanshme që po tronditin botën tonë, Franca ka vokacionin të mbetet një mejtare e palodhshme e paqes dhe multilateralizmit,” u shpreh ai, duke hedhur poshtë idenë se armët bërthamore ofrojnë siguri reale.

Sa i përket konceptit të laikësisë, Papa mbrojti idenë e një hapësire ku besimi fetar nuk përjashtohet nga jeta publike. “Laikësia e vërtetë nuk konsiston në përjashtimin e fesë nga hapësira publike,” tha Kreu i Kishës Katolike.

Ai shfrytëzoi këtë moment për të shprehur mospajtimin e hapur me zhvillimet e fundit ligjore në Francë, përfshirë projektligjin e debatuar për ndihmën në vdekjen e asistuar dhe praktikën e surrogacisë, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij absolut për mbrojtjen e çdo jete njerëzore.

Pas përfundimit të takimit në Élysée, Papa Leoni XIV vijoi agjendën e tij me një vizitë në selinë e UNESCO-s në Paris, ku mbajti një fjalim mbi inteligjencën artificiale, rininë dhe dialogun ndërfetar. Më pas, ai kremtoi mbrëmjen në katedralen Notre-Dame dhe udhëhoqi një vigjilje lutjeje me të rinjtë në Stade de France.

Vizita e tij do të vijojë me një meshë në Place de la Concorde, një ndalesë pelegrinazhi në Lourdes për t’u takuar me besimtarët dhe ipeshkvijtë, si dhe do të përmbyllet në Metz me një sesion kushtuar “rrënjëve të Evropës për paqe dhe unitet” dhe meshën përfundimtare në Katedralen Saint-Étienne.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *