Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Aeroporti Malpensa i Milanos mban tashmë zyrtarisht emrin “Milano-Malpensa Silvio Berlusconi”, pas një procesi të nisur në vitin 2024, një vit pas vdekjes së ish-kryeministrit italian në moshën 86-vjeçare.
Vendimi për riemërtimin u mor nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC) dhe u mbështet nga qeveria e qendrës së djathtë. Procesi, megjithatë, u shoqërua me debate politike dhe kundërshtime ligjore nga autoritetet e qytetit të Milanos, të drejtuara nga kryebashkiaku Beppe Sala.
Lajmin e ka komentuar edhe vajza e madhe e Berlusconit, Marina Berlusconi, presidente e Fininvest dhe drejtuese e Mondadorit. Ajo shprehu krenarinë dhe emocionin që aeroporti, i cili pret çdo ditë udhëtarë nga e gjithë bota, tashmë lidhet me emrin e babait të saj.
Sipas Marinës, Malpensa përfaqëson një urë mes Italisë dhe botës, duke e cilësuar emrin e Berlusconit si të përshtatshëm për një vend që lidh njerëz dhe vende të ndryshme.
Pavarësisht polemikave dhe sfidave ligjore, procesi i riemërtimit ka përfunduar. Malpensa, një nga aeroportet më të rëndësishme të Italisë, tashmë mban emrin e një prej figurave më të njohura dhe më të debatuara të politikës dhe biznesit italian.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)