Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Më shumë se 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, prokuroria gjermane po heton një 105-vjeçar, i dyshuar për bashkëpunim në disa vrasje në një kamp nazist për robër lufte.
Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimet ndaj një burri 105-vjeçar, i cili dyshohet se ka shërbyer si roje në kampin nazist të robërve të luftës Stalag 326 VI K, në Senne, në veriperëndim të Gjermanisë.
Autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin e 105-vjeçarit dhe as detaje të tjera mbi rolin e tij konkret në kamp. Hetimi ndaj tij është ende në zhvillim.
Sipas prokurorisë publike të Dortmundit, i dyshuari tjetër ndërroi jetë disa muaj më parë, në moshën 99-vjeçare.
Rastet tregojnë vështirësitë me të cilat përballen autoritetet gjermane në përpjekjet për të hetuar krimet e periudhës naziste, pasi shumica e personave të dyshuar për përfshirje në këto krime kanë vdekur.
Stalag 326 ishte një nga kampet më të mëdha të robërve të luftës në Gjermaninë naziste. Më shumë se 5.3 milionë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike u kapën dhe u mbajtën robër nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mendohet se rreth gjysma e tyre humbën jetën në robëri.
Në Stalag 326 u regjistruan rreth 180 mijë deri në 200 mijë robër sovjetikë. Shumë prej tyre vdiqën për shkak të kushteve të tmerrshme të jetesës, kequshqyerjes, sëmundjeve dhe keqtrajtimeve.
Në kamp u mbajtën gjithashtu robër lufte nga Franca, Polonia, Serbia dhe Belgjika.
Shumë prej robërve sovjetikë u dërguan më pas për të kryer punë të detyruar në zona të ndryshme të Gjermanisë.
Autoritetet gjermane po hetojnë gjithashtu një tjetër ish-roje kampi, tashmë mbi 100 vjeç, i cili dyshohet se ka shërbyer në kampin Stalag VI A në Hemer.
Në Gjermani, vrasja dhe bashkëpunimi në vrasje nuk parashkruhen që prej vitit 1979. Kjo ka bërë të mundur që autoritetet të ndjekin penalisht edhe persona të dyshuar për krime të kryera gjatë periudhës së regjimit nazist.
Katër vjet më parë, një ish-roje 101-vjeçar i kampit të përqendrimit Sachsenhausen u dënua me pesë vjet burg për bashkëpunim në vrasje. Josef Schütz ishte personi më i moshuar i dënuar ndonjëherë për krime të lidhura me regjimin nazist.
Ai nuk e vuajti dënimin në burg dhe vdiq në vitin 2023, ndërsa vendimi i tij ishte ende në apel.
Në vitin 2022, një ish-sekretare e një kampi nazist përqendrimi u shpall fajtore për bashkëpunim në vrasje dhe u dënua me një dënim të pezulluar. Ajo vdiq vitin e kaluar, në moshën 99-vjeçare.
Hetimet për krimet naziste në Gjermani kryhen nga prokuroritë publike, ndërsa çështjet fillimisht trajtohen nga Zyra Qendrore për Hetimin e Krimeve Naziste në Ludwigsburg.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)