Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/09/2026
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar një paketë masash të reja për shkollat, që pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit të Ministrave për shqyrtim.Ndër masat e propozuara janë vendosja e një kufiri ligjor për numrin e nxënësve të huaj në klasa, detyrimi për mësimin e gjuhës italiane për prindërit e nxënësve të huaj me vështirësi të theksuara integrimi, si dhe ndalimi i burkave dhe hixhabeve në shkolla.
“Një masë do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave që prezanton një kufi ligjor për numrin e nxënësve të huaj për klasë, u kërkon prindërve të nxënësve të huaj me probleme serioze integrimi në shkollë të mësojnë italisht dhe ndalon burkën dhe hixhabin në shkolla”, deklaroi Meloni.
Sipas saj, masat synojnë të adresojnë çështjet e integrimit dhe të vendosin rregulla të përbashkëta në sistemin arsimor.
Written by: Sasha Ndreka
Samiti i radhës i NATO-s që bën bashkë liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës do të mbahet në Tiranë. Konfirmimi u dha nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp në mbyllje te punimeve të samitit që këtë vit u zhvillua në Anakara. Samiti në Tiranë […]
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)