Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dy kryevepra të paekspozuara kurrë më parë të piktorit impresionist Claude Monet janë shfaqur për herë të parë për publikun në Paris, përpara se të dalin në ankand më 22 tetor nga shtëpia njujorkeze Sotheby’s.
Koleksioni i çmuar i koleksionistes Zhan Shlumberger përmban pikturën “Iris”, e realizuar midis viteve 1924 dhe 1925, si dhe “Shelgun vajtues”, e punuar në vitet 1918–1919 gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore në kopshtin e tij në Giverny.
Piktura “Iris” mban vlerësimin më të lartë paraprak të dhënë ndonjëherë për një vepër arti në një ankand në Francë, me një çmim që parashikohet të arrijë nga 22 deri në 30 milionë euro.
Përveç punimeve të Monet, në këtë ankand do të paraqiten edhe vepra të Paul Cézanne, Gustave Moreau si dhe skulptura të artistes Camille Claudel.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)