play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Francë, peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

today17/09/2026

Background
share close

Rreth 100 peshkatarë bllokuan të enjten depot e naftës në Frontignan, në departamentin Herault, si dhe disa porte në jug të Francës, në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve të karburantit. Lajmi u raportua nga transmetuesi francez “Franceinfo“.

Protestat nisën të hënën dhe gjatë ditëve të fundit janë shtrirë në disa departamente të jugut të vendit. Në Nicë, rreth gjashtë varka të vogla bllokuan nga deti hyrjen në port, duke penguar përkohësisht lëvizjen e mjeteve detare.

Në Frontignan, peshkatarët bllokuan sërish hyrjen në një depo nafte, duke kërkuar vëmendje ndaj rritjes së kostove të karburantit dhe vështirësive me të cilat po përballen.

Protestat janë shtrirë edhe në departamentin Aude. Porti i Port-la-Nouvelle është i bllokuar që nga mbrëmja e së martës, ndërsa protesta vijoi edhe të enjten.

Edhe në Le Grau-du-Roi, në departamentin Gard, dhjetëra deri në 200 peshkatarë dolën në protestë. Gjatë tubimit u shfaq edhe një banderolë me mbishkrimin „Evropa vret“, duke shprehur pakënaqësinë e protestuesve ndaj politikave evropiane që, sipas tyre, po rëndojnë situatën e sektorit të peshkimit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *