Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today15/09/2026
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka ngritur shqetësimin se qeveritë në mbarë botën nuk po përgatiten mjaftueshëm për ndryshimet që Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë në shoqëri.
Në një intervistë për Reuters, Gates tha se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë po ecën shumë më përpara se përpjekjet e qeverive për t’iu përshtatur pasojave të saj.
“Nuk mendoj se ndonjë qeveri po merret me këtë në masën që duhet të merret”, deklaroi Gates, duke theksuar se institucionet publike kanë mbetur prapa në përballimin e sfidave që sjell IA.
Ndryshe nga qëndrimi i tij më optimist i viteve të fundit, Gates po shpreh gjithnjë e më shumë shqetësime për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në tregun e punës, mundësinë e sulmeve të lidhura me këtë teknologji dhe varësinë që njerëzit mund të krijojnë nga “shoqëruesit” dixhitalë.
Megjithatë, ai vlerëson se Inteligjenca Artificiale mund të ketë një ndikim shumë pozitiv, veçanërisht në vendet më të varfra. Sipas Gates, teknologjia mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve, nëse përdoret në mënyrë të përgjegjshme dhe nëse mundësohet një qasje sa më e barabartë.
Në këtë drejtim, Fondacioni Gates ka njoftuar se planifikon të investojë të paktën 1 miliard dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për zgjerimin e aksesit në Inteligjencën Artificiale.
Gates tha gjithashtu se këto shqetësime i ka diskutuar me liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe ekipin e tij. Ai bëri të ditur se po përpiqet të zhvillojë një takim me presidentin kinez Xi Jinping më vonë gjatë këtij viti.
Sipas Gates, sfida kryesore për qeveritë nuk është vetëm zhvillimi i teknologjisë, por krijimi i rregullave dhe mekanizmave që do të sigurojnë që përfitimet e IA-së të jenë të shpërndara në mënyrë sa më të drejtë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)