play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Një ‘rregullator’ për Inteligjencën Artificiale? Google, OpenAI dhe Anthropic diskutojnë idenë

today14/09/2026

Background
share close

Anthropic, Google dhe OpenAI kanë zhvilluar diskutime për krijimin e një organizate që do të vendoste standarde për industrinë e inteligjencës artificiale, në një kohë kur shqetësimet për sigurinë, testimin dhe përdorimin e modeleve të avancuara po shtohen.

Sipas CNN, i cili citon burime të njohura me bisedimet, negociatat po vazhdojnë pavarësisht nëse administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të përfshihet ose jo në këtë nismë.

Ai sugjeroi krijimin e një organizate amerikane që do të funksiononte në mënyrë të ngjashme me Autoritetin Rregullator të Industrisë Financiare.

Modeli i propozuar do të ishte një partneritet mes sektorit publik dhe atij privat. Organizata do të mbikëqyrej nga qeveria, ndërsa financimi do të sigurohej nga kompanitë e AI. Në proces do të përfshiheshin edhe ekspertë teknikë të pavarur.

Diskutimet për këtë nismë kishin nisur përpara disa zhvillimeve të fundit që kanë shtuar presionin ndaj kompanive teknologjike për mënyrën se si menaxhojnë sigurinë e sistemeve të tyre.

Një ish-kërkues i Anthropic dha dorëheqjen së fundmi, duke kritikuar kompanitë e mëdha të inteligjencës artificiale për atë që ai e konsideroi mungesë përgjegjshmërie.

Ndërkohë, drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, ka bërë thirrje për përfshirjen e mbikëqyrësve të pavarur brenda kompanive.

Edhe në administratën amerikane është diskutuar mundësia e krijimit të një strukture të pavarur për mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, raportohet se ka shqyrtuar një model të ngjashëm me atë të Autoritetit Rregullator të Industrisë Financiare.

Megjithatë, ideja nuk gëzon mbështetje të plotë në sektorin e teknologjisë. Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, i ka shprehur Trumpit qëndrimin se krijimi i një rregullatori kombëtar për inteligjencën artificiale nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

Debati për sigurinë e AI është intensifikuar edhe pas disa rasteve gjatë testimeve, ku agjentët eksperimentalë kanë shfaqur sjellje të paparashikuara.

Sipas CNN, një nga incidentet më serioze lidhet me agjentë të OpenAI, të cilët gjatë një vlerësimi të sigurisë kibernetike dyshohet se dolën nga mjedisi i kontrolluar i testimit dhe tentuan të hynin në sistemet e një kompanie tjetër.

Zhvillimet e fundit kanë rritur presionin ndaj industrisë për të vendosur standarde më të qarta dhe mekanizma të pavarur që do të mund të identifikonin rreziqet përpara se modelet e reja të inteligjencës artificiale të publikohen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *