Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas 23 vitesh rrugëtim në skenën shqiptare, Grupi BURN vjen për herë të parë me një koncert recital, dy net të konceptuara jo thjesht si mbrëmje muzikore, por si një udhëtim përmes këngëve, kujtimeve dhe historive që kanë shoqëruar grupin ndër vite.
Recitali, “PËRTEJ MUZIKËS -Aty ku tingujt rrëfejnë histori” do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor 2026, në Universitetin e Arteve në Tiranë, duke shënuar një moment të veçantë në historinë e grupit dhe një takim ndryshe me publikun e BURN.
Do të jenë dy net të paharrueshme, që do të shënjojnë recitalin e parë të BURN që prej krijimit të grupit në vitin 2003 e deri më sot, ku muzika nuk do të jetë e vetmja protagoniste. Tingujt, kujtimet dhe historitë e një rrugëtimi 23-vjeçar do të ndërthuren në një eksperiencë live, që rikthen këngët e njohura të grupit dhe, bashkë me to, kohën dhe emocionet që kanë shoqëruar secilën prej tyre.
Pikërisht për të ruajtur këtë afërsi, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për secilën mbrëmje, duke e kthyer recitalin në një përvojë më intime mes BURN dhe publikut. Për këtë arsye, me hapjen e shitjes së biletave sot në orën 17:00 në Kookooli.com, nis në njëfarë mënyre edhe numërimi mbrapsht drejt dy netëve të para të këtij formati në historinë e grupit.
Grupi BURN u krijua në vitin 2003 dhe shumë shpejt u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare përmes pjesëmarrjeve në “Top Fest”, “Kënga Magjike” dhe Festivalin e Këngës në RTSH. Përgjatë këtyre viteve, grupi ka lëvruar në rryma të ndryshme brenda Pop-Rock-ut, duke krijuar identitet me një repertor ku bëjnë pjesë këngë si “Ecim të dy”, “Një hap përpara”, “Ajo”,
“Nuk ja vlejti”, “Njerëzit që takoj çdo ditë”, “I vetëm” e “Rrugë pa kthim”, mes shumë e shumë krijimeve të tjera. Sot pjesën e grupit BURN janë Stivart Çela, themeluesi kryesor, pianist dhe kompozitor, Dino Zigelli vokalist, Arlind Beqiri në kitarë dhe Gerti Hima në bateri.
Katër djem artistë që do të jenë në qendër të një skene të menduar për t’i sjellë ndryshe përpara publikut që i do dhe i ka ndjekur kudo por edhe më të rinjve. Ata do vijnë jo vetëm si interpretues të këngëve të BURN, por edhe si protagonistë të historive që qëndrojnë pas secilës prejtyre.
Në më shumë se dy dekada aktivitet, BURN është vlerësuar me çmime si “Best New Artist”, “BestGroup”, “Best Pop&Rock”, “Best Alternative” dhe
“Best Videoclip”, ndërsa në rrugëtimin e tij ka bashkëpunuar me artistë si Aleksandër Gjoka, Pirro Çako, Eranda Libohova, Big Basta, Vëllezërit korçarë
Endri dhe Stefi, Rosela Gjylbegu dhe Anjeza Shahini. Por prisni, se nuk mbaron me kaq! “PËRTEJ MUZIKËS” nuk është thjesht një kthim pas në kohë. Është edhe një vështrim drejt asaj që vjen më pas. Publiku do të ketë mundësinë të njohë nga afër personalitetin artistik të secilit prej anëtarëve të BURN, të zbulojë përmes rrëfimeve historitë dhe emocionet që fshihen pas muzikës së tyre dhe të përjetojë një rrugëtim që lidh të shkuarën e grupit me të tashmen. Por mbi të gjitha, kjo mbrëmje do të hapë një dritare drejt së ardhmes, duke e bërë publikun pjesë të kapitullit të ri të krijimtarisë së BURN sepse ky recital vjen në një periudhë të re krijuese për BURN.
Pas publikimit të “Nuk Ka Kohë”, grupi ka paralajmëruardaljen e një kënge të re në tetor pak para recitalit. Pra, do të jetë një takim me këngët që publiku ka njohur ndër vite, por edhe me historitë, njerëzit dhe momentet që i kanë krijuar ato; një mundësi për të ardhur me miqtë dhe njerëzit e dashur, për të ritakuar nostalgjinë e një kohe dhe njëkohësisht për të zbuluar kapitullin e ri të BURN. Produksioni ekzekutiv i recitalit i është besuar GenuineEffect, me synimin për të ndërtuar një eksperiencë ku muzika jo vetëm të dëgjohet, por të rrëfehet dhe të përjetohet nga publiku.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)