Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot drejtorin e ri të arbitrave, spanjollin Bernandino González Vázquez, i cili do të marrë drejtimin e sektorit të arbitrimit në vend.
Me një karrierë të gjatë në fushën e gjykimit, ai ka arbitruar për vite me radhë në La Liga, ndërsa detyra e tij e fundit ishte si pjesë e Komitetit të Arbitrave në Federatën Spanjolle të Futbollit.
Në ceremoninë e prezantimit, të kryer nga zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi, u theksua se emërimi i Vázquez shënon nisjen e një etape të re për arbitrimin shqiptar, me synimin për të sjellë standarde më të larta dhe për të përfituar nga eksperienca e tij ndërkombëtare.
“Mirëmëngjes të gjithëve. Faleminderit që keni ardhur. Dua të falenderoj presidentin Duka që më bësoi këtë pozicion. Nuk jam këtu për të folur për veten, por kam ardhur këtu që të sjellë eksperiencën time në arbitrim. Nuk e di si do të jetë në të ardhmen. Por, vij këtu me dëshirë dhe entuziazëm për këtë sfidë të re. Është një shprehje në Spanjë që ne e themi: Sa më shumë të punosh, aq me shumë fat jam”, tha Vazquez.
Java e parë e Kategorisë Superiore për sezonin 2026-2027 do të luhet fundjavën tjetër.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)