play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Italia i propozon BE-së modelin e Gjadrit për emigrantët

today04/08/2026

Background
share close

Italia propozoi në takimin urgjent të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, krijimin e qendrave të financuara nga BE-ja, për përpunimin e kërkesave për azil dhe qendra kthimi në vende të treta, jashtë territorit të Unionit, përfshi Shqipërinë.

Sipas një kopjeje të fjalimit të ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, të publikuar nga zyra e tij, ai ka deklaruar se Unioni duhet të veprojë si një bllok i bashkuar për të kthyer personat që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin evropian.

Ndërkohë, ministri grek i migracionit dhe azilit, Thanos Plevris, i paraqiti Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE-së propozimin e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për një mekanizëm të ri evropian.

Propozimi mbështet pezullimin e përkohshëm të kërkesave për azil dhe kthimin e shpejtë të mbërritjeve të parregullta gjatë rasteve kur migrimi masiv përdoret si presion politik.

Plevris përmendi përvojën e Greqisë në kufirin e Evros në vitin 2020 dhe operacionet e fundit detare si dëshmi se masa të tilla mbrojnë integritetin e sistemit evropian të azilit.

Ministri bëri thirrje për një prani më të fortë të Frontex dhe rritje të bashkëpunimit me vendet e treta për të zvogëluar flukset e migracionit dhe për të siguruar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, tha se kriza në Ceuta tregoi se disa aktorë janë të gatshëm të përdorin migracionin për të testuar aftësinë e reagimit të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, në lidhje me mundësinë e krijimit të qendrave të pritjes dhe kthimit të migranteve në vende jashtë Bashkimit Evropian, po sot, kryeministri malazez Milojko Spajić, deklaroi se vendi i tij nuk është angazhuar në bisedime për krijimin e qendrave të pritjes apo riatdhesimit të migrantëve të parregullt.

Në përgjigje të raportimeve të medias në lidhje me listën e supozuar paraprake të vendeve ku Bashkimi Evropian mund të krijojë qendra për pritjen dhe riatdhesimin e migrantëve të parregullt nga vendet e BE-së, dëshiroj të deklaroj qartë se Mali i Zi nuk është angazhuar në negociata për krijimin e qendrave të tilla në territorin e tij, dhe as Qeveria nuk ka marrë një iniciativë zyrtare për hapjen e tyre, dhe kur kjo iniciativë të jetë në tryezë, përgjigjja jonë do të jetë negative.

Kriza në Ceuta përbën testin e parë të madh për Paktin e Migracionit të Bashkimit Evropian, i cili hyri në fuqi në qershor pas vitesh negociatash mes vendeve anëtare.

Diplomatë dhe zyrtarë të shumtë thanë se në takim kishte një konsensus për të hequr një vijë nën tensionet politike që kanë ndarë BE-në në ditët e fundit dhe për të përqendruar përpjekjet e tyre në punën teknike për të forcuar parandalimin e migracionit nga BE-ja.

Asnjë ministër nuk kërkoi pezullimin e Spanjës nga zona Shengen në takim, thanë dy diplomatë.

Megjithatë, shumica e qeverive të BE-së mbeten të vendosura në kundërshtimin e tyre ndaj planit kontrovers të Pedro Sánchez për të legalizuar rreth 500,000 emigrantë që jetojnë në Spanjë pa dokumentacionin e kërkuar, duke argumentuar se kjo i inkurajoi emigrantët të kalonin në Ceuta.

Ministrat u mblodhën rreth planit të veprimit të përshkruar në një letër që Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, i dërgoi Pedro Sánchez të hënën.

BE-ja do t’i rikthehet kësaj teme në një takim informal të ministrave të punëve të brendshme të planifikuar të zhvillohet në tetor dhe në Këshillin e ardhshëm Evropian atë muaj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *