play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Italia bën thirrje për mbylljen e zonës Shengen për Spanjën

today31/07/2026

Background
share close

Italia dhe Franca kanë reaguar ndaj krizës në zonën kufitare të Spanjës me Marokun, ku mijëra emigrantë kaluan në Ceuta, duke shkaktuar një gjendje emergjence.

Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani bëri thirrje për mbylljen e zonës Shengen për Spanjën.

“Unë mbështes mbylljen e zonës Shengen me Spanjën dhe kam besim të plotë në veprimet e Ministrit Piantedosi. Imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Imazhet që dalin nga Ceuta tregojnë se si vendimi i qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësinë spanjolle, dhe për këtë arsye evropiane, mbi 500,000 emigrantëve të parregullt është thellësisht i gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri jehonë fjalëve të Tajanit në një postim tjetër në mediat sociale, duke thënë se Roma ishte gati të merrte “masa të jashtëzakonshme” për të mbrojtur kufijtë e Italisë, përfshirë përmes “pezullimit të zonës Shengen me Spanjën”.

“Imazhet që vijnë nga Ceuta janë tronditëse dhe tregojnë, edhe një herë, se emigracioni i pakontrolluar i paligjshëm përfaqëson një kërcënim konkret për sigurinë e kufijve të Evropës. U takova me Ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi. Italia nuk do të qëndrojë duarkryq. Po thërrasim organet përkatëse dhe pas këtyre takimeve jemi gati të ndërhyjmë, duke përfshirë edhe masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të siguruar sigurinë e qytetarëve tanë, siç është pezullimi i Zonës Shengen me Spanjën. Nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër ndaj emigracionit të paligjshëm: mbrojtja e kufijve tanë, ndalimi i trafikantëve të qenieve njerëzore dhe sigurimi i riatdhesimeve efektive do të vazhdojnë të jenë politika e kësaj qeverie”, tha kryeministria e Italisë, Georgia Meloni.

Deklaratat shkaktuan reagime nga Spanja, e cila thirri të dërguarin italian në Madrid për shpjegime.

Por reagime të ngjashme pati edhe nga Franca, ku ministri i brendshëm Laurent Nuñez tha se kontrollet kufitare me Spanjën do të përforcohen. Ministri francez konfirmoi se ishte në kontakt me qeverinë spanjolle në lidhje me krizën.

“Duke pasur parasysh situatën në enklavën Ceuta, kam dhënë udhëzime që nga mbrëmja e kaluar për të përforcuar kontrollet në kufirin spanjoll pa vonesë. Për më tepër, kam aktivizuar Forcën Kufitare të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kryer kontrolle të plota”, tha Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez.

Kur u pyet për reagimin e qeverisë italiane, e cila bëri thirrje për mbylljen e zonës Shengen me Spanjën, Nuñez theksoi se kontrollet kufitare ekzistojnë dhe madje janë përforcuar në muajt e fundit, me një forcë të lëvizshme që është vendosur atje.

“Sigurisht, do të merren masa nëse ka ndonjë lëvizje në territorin kombëtar dhe, në çdo rast, kontrollet kufitare do të përforcohen”, tha ai.

Ndërkohë, Komisioneri Evropian për Migracionin, Magnus Brunner, tha se ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle dhe theksoi se mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së mbetet “një pjesë thelbësore e përpjekjeve për të luftuar migracionin e paligjshëm”.

Komisioni Evropian tha se kishte ofruar mbështetje operative përmes Frontex.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *