play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

today30/07/2026

Background
share close

Brukseli dhe Roma kanë shkëmbyer qëndrime lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale për njohjen e fytyrës.

Projektligji italian parashikon që të dhënat biometrike të personave që kalojnë para kamerave të sigurisë në zona të konsideruara të ndjeshme mund të ruhen për një periudhë deri në shtatë ditë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, deklaroi se përdorimi i njohjes së fytyrës në hapësirat publike të aksesueshme është i ndaluar nga Akti Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act).

“Njohja e fytyrës në hapësirat publike të aksesueshme është një praktikë e ndaluar nga AI Act. Kjo dispozitë është në fuqi që prej vitit të kaluar dhe do të zbatohet plotësisht brenda këtij viti”, tha Regnier.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që Inteligjenca Artificiale të përdoret për monitorimin e lëvizjeve të qytetarëve në hapësirat publike.

“Nuk duam që me Inteligjencën Artificiale të ketë kontroll publik mbi vendet ku lëvizim çdo ditë. Ky është një ndalim i qartë”, u shpreh ai.

Megjithatë, Regnier theksoi se nuk do të komentonte konkretisht projektligjin italian, pasi nuk kishte të gjitha elementet për ta vlerësuar.

Nga ana tjetër, burime nga Pallati Chigi, selia e qeverisë italiane, deklaruan për Corriere della Serra se Italia do të vazhdojë të respektojë plotësisht legjislacionin evropian, duke nisur nga AI Act, në përputhje me garancitë kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

“Italia është në pararojë të qeverisjes së Inteligjencës Artificiale. Kemi qenë vendi i parë në Evropë që miratoi një kuadër të plotë ligjor për këtë fushë dhe e zbatoi atë me shpejtësi. Qeveria do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim, për një zhvillim dhe përdorim të Inteligjencës Artificiale që vendos njeriun në qendër dhe kontrollohet nga njeriu”, thanë burimet qeveritare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *