play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Situatë dramatike në Francë! Zjarri riaktivizon 14 vatra, mijëra persona largohen nga shtëpitë

today28/07/2026

Background
share close

Zjarret në jugperëndim të Francës u riaktivizuan këtë të martë, 28 korrik, ndërsa vendi po përgatitet për valën e katërt të të nxehtit këtë verë, e cila pritet të sjellë temperatura shumë të larta.

Autoritetet franceze urdhëruan evakuimin e rreth 4 mijë personave të tjerë nga zonat turistike në bregdetin e Atlantikut, pasi temperaturat e larta po vështirësojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të mbajtur nën kontroll zjarrin e madh në perëndim të Bordosë.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Météo-France njoftoi se të mërkurën 16 departamente, përfshirë Gironde dhe Landes, do të jenë në alarm portokalli për shkak të valës së të nxehtit. Edhe 14 departamente të tjera do të jenë në alarm portokalli, 63 në alarm të verdhë, ndërsa vetëm 17 do të mbeten në alarm të gjelbër.

Prefektura e Gironde bëri të ditur se disa vatra janë rindezur në zonat e djegura më parë, veçanërisht në Lège/Grand Crohot dhe Marcheprime, si edhe në rajonin Lège-Cap Ferret.

Ndërkohë, organizatat që përfaqësojnë bizneset e vogla, të vetëpunësuarit dhe sektorin e turizmit kanë kërkuar ndihmë emergjente nga qeveria dhe mbështetje më të madhe nga kompanitë e sigurimeve.

Sipas Dhomës së Tregtisë, rreth 14 500 biznese janë paralizuar nga zjarret, ndërsa Ministria franceze e Financave vlerëson se rreth 130 mijë punonjës nuk mund të shkojnë në punë për shkak të situatës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *