play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë

today11/06/2026

Background

Sipas dokumenteve të siguruara nga Associated Press, programi pilot i Departamentit Amerikan të Shtetit pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026.

Tarifa e re do t’i shtohet pagesës standarde prej 185 dollarësh për aplikimin e vizës, duke e çuar koston totale në 935 dollarë për ata që zgjedhin procedurën e përshpejtuar.

Shërbimi është konceptuar si një opsion vullnetar për qytetarët që aplikojnë për viza turistike ose biznesi dhe synon të reduktojë vonesat e gjata që janë krijuar në shumë ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën.

Sipas planit, aplikantët që paguajnë tarifën shtesë do të kenë mundësinë të rezervojnë intervistën brenda 10 ditësh nga momenti i pagesës, në përfaqësitë diplomatike që do të përzgjidhen për këtë program.

Megjithatë, autoritetet amerikane kanë sqaruar se pagesa e tarifës nuk garanton miratimin e vizës.

Nisma vjen në një kohë kur shumë aplikantë përballen me pritje prej disa muajsh për të siguruar një takim në ambasadat amerikane, veçanërisht në vendet që nuk janë pjesë e Programit të Heqjes së Vizave.

Vitet e fundit, administrata amerikane ka forcuar procedurat e verifikimit të aplikantëve, duke kërkuar në disa raste informacione shtesë mbi historikun personal dhe aktivitetin në rrjetet sociale.

Departamenti i Shtetit pritet të shpallë së shpejti listën e ambasadave dhe konsullatave që do të ofrojnë shërbimin e ri. Zyrtarët kanë lënë të kuptohet se programi mund të zgjatet edhe pas përfundimit të fazës pilot, nëse kërkesa rezulton e lartë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *