Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today29/05/2026
Sipas raportimeve të mediave italine, Dua Lipa dhe Callum Turner do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në javën e parë të qershorit.
Sipas revistës prestigjioze të stilit dhe udhëtimeve “Tatler”, dyshja e famshme ka zgjedhur një lokacion tejet luksoz dhe historik për të mbajtur ceremoninë. Bëhet fjalë për “Villa Valguarnera”, një pronë madhështore që ndodhet në qytezën bregdetare të Bagheria-s, afër Palermos në Sicili.
Pamjet e brendshme të kësaj vile të ndërtuar në vitin 1783 tregojnë një ambient të jashtëzakonshëm të stilit barok, i mbushur me piktura klasike, afreske në tavan dhe kopshte plot gjelbërim. Kjo pronë historike 37-hektarëshe është në pronësi të Princeshës së Valguarnera-s, Vittoria Alliata di Villafranca.
Dua dhe Callum, të cilët janë parë shpesh bashkë e të lumtur kohët e fundit, duket se kanë zgjedhur pikërisht këtë parajsë italiane për të shpallur betimet e tyre. Ndjekësit e shumtë po presin me padurim të shohin nëse kjo dasmë përrallore do të jetë ngjarja më e komentuar e vitit. /Prive By Liberta Spahiu
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)