play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

today27/05/2026

Background

Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha politike dhe financiare të viteve të fundit në vend, pas hetimeve për korrupsion, trafik influence dhe pastrim parash me lidhje të dyshuara me Venezuelën dhe kompani kineze.

Sipas mediave spanjolle dhe italiane, autoritetet kanë sekuestruar në zyrën e tij mbi 100 objekte luksi, mes tyre bizhuteri të shtrenjta me rubinë, smeralde dhe diamante, si edhe ora koleksioni të markave prestigjioze Omega dhe Longines. Vlera totale e sendeve të sekuestruara llogaritet mes 2 dhe 3 milionë eurove.

Sipas dosjes hetimore, Zapatero akuzohet se ka qenë në krye të një rrjeti të paligjshëm me shtrirje nga Spanja në Amerikën Latine dhe deri në Kinë, duke përfituar miliona euro nga kompani nën hetim ose të lidhura me kapital kinez.

Policia spanjolle zhvilloi javën e kaluar “Operacionin Tibet”, duke kontrolluar banesën e ish-kryeministrit, zyrën e tij në Madrid dhe kompaninë e komunikimit të vajzave të tij, Laura dhe Alba Rodríguez Espinosa.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu pagesa të dyshuara fiktive drejt Zapateros dhe kompanive të lidhura me familjen e tij. Vetëm gjatë viteve 2020-2024, sipas autoriteteve, ish-kryeministri dyshohet se ka marrë rreth 490 mijë euro, ndërsa kompania e vajzave të tij mbi 239 mijë euro përmes faturave të dyshuara si të rreme.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Zapatero kishte planifikuar një udhëtim drejt Republikës Domenikane dhe më pas në Karakas, çka ka ngritur dyshime për një tentativë largimi nga Spanja.

Avokatët e ish-kryeministrit i kanë mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se pagesat kanë qenë për shërbime reale konsulence.

Skandali po ushtron presion të madh edhe mbi qeverinë e Pedro Sánchez, i cili ka dalë publikisht në mbrojtje të paraardhësit të tij, ndërsa opozita kërkon transparencë të plotë për çështjen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *