Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today27/05/2026
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë këtë të mërkurë, 27 maj, Kurban Bajramin, një prej festave më të shenjta dhe më të rëndësishme të islamit.
Edhe në Shqipëri, mijëra qytetarë iu drejtuan në orët e para të mëngjesit bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, si edhe shesheve dhe xhamive në qytete të ndryshme të vendit, për të falur Namazin e Kurban Bajramit, në ceremonitë e organizuara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH).
Gjatë ceremonisë u përcollën mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti njerëzor. Përfaqësuesit fetarë bënë thirrje për më shumë mirëkuptim mes njerëzve, mbështetje për familjet në nevojë dhe ruajtje të vlerave shpirtërore e familjare.
Pas përfundimit të faljes, besimtarët shkëmbyen urimet tradicionale për festën. Ndërkohë, shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes së mishit me të afërmit dhe personat në nevojë. Kurban Bajrami simbolizon sakrificën, përkushtimin ndaj besimit dhe bamirësinë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)