Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sindroma e Vezoreve Policistike (PCOS), një gjendje që prek rreth 1 në 8 gra në botë, është riemërtuar zyrtarisht në PMOS.
Pas më shumë se një dekade fushatash dhe kërkesash nga ekspertët, emri i ri do të jetë “Polyendocrine Metabolic Ovarian Syndrome” (PMOS), që në shqip përkthehet si “Sindroma Poliendokrine Metabolike Ovariane”.
Sipas specialistëve, emri i ri reflekton më saktë natyrën hormonale dhe metabolike të kësaj gjendjeje, duke larguar fokusin nga ideja e “kisteve” në vezore.
Profesorja e Monash University, Helena Teede, e cilësoi ndryshimin si një “moment historik”, duke theksuar se shumë prej karakteristikave të kësaj sindrome janë keqkuptuar prej vitesh.
“Ajo që dimë tani është se në fakt nuk ka rritje të kisteve anormale në vezore dhe shumë nga tiparet e kësaj gjendjeje nuk janë vlerësuar siç duhet. Ishte zhgënjyese të shihje diagnoza të vonuara, mungesë ndërgjegjësimi dhe kujdes të pamjaftueshëm për personat e prekur”, u shpreh ajo.
Ekspertët besojnë se ndryshimi i emrit mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit, përmirësimin e diagnostikimit dhe avancimin e kërkimeve shkencore mbi këtë sindromë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)