play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Eurovision 2026 çel siparin me paradën e 35 shteteve, Alis tërheq vëmendjen në ceremoninë madhështore në Vjenë

today12/05/2026

Background

Ceremonia e hapjes së Eurovision Song Contest 2026, solli atmosferë festive dhe emocion për fansat e muzikës europiane, teksa përfaqësuesit e 35 shteteve parakaluan në tapetin turkez në një nga momentet më të rëndësishme para nisjes së garës.

Shqipëria u përfaqësua nga Alis Kallaci, i cili tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut me paraqitjen e tij në eventin madhështor që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

Artisti shqiptar u prit ngrohtësisht nga publiku dhe mediat e huaja, ndërsa gjatë intervistave foli për këngën “Nan”, një krijim me ngarkesë emocionale dhe elementë të fortë tradicionalë shqiptarë të ndërthurur me tinguj modernë.

Përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision këtë vit vjen pas triumfit të Alis në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ai siguroi biletën drejt skenës më të madhe europiane të muzikës me këngën fituese “Nan”. Vetë artisti ishte shprehur pas fitores: “Do bëj maksimumin tim në Eurovizion. Do jap shpirtin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alis (@aliskallaci)

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *