play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë i muajit prill

today01/05/2026

Background

Orges Shehi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit prill në Superiore nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Tekniku i Tiranës regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.

Trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për këtë vlerësim, duke theksuar se merita kryesore u takon lojtarëve për angazhimin dhe punën e tyre në fushë, që kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve pozitive.

“Çdo vlerësim të bën të ndihesh krenar dhe ky çmim është për punën e të gjithë muajit dhe, pavarësisht se e marr unë, i takon djemve që derdhin djersën në fushë dhe kanë bërë maksimumin e tyre që unë të marr këtë çmim individual, por merita është e tyre.

Unë mendoj që ky është një çmim simbolik, nuk është se na jep një motivim më të madh. Nuk është hera e parë që çdo trajner merr, pas një muaji, çmim edhe për shkak të rezultateve, por e rëndësishme është që të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur, aq më tepër në këtë fazë delikate të sezonit dhe shpresoj të marrim më të mirën”, tha trajneri i Tiranë, Orges Shehi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *