Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today27/04/2026
Presidenti i Tiranës, Refik Halili u shfaq shumë i lumtur, pas fitores 2-1 ndaj Partizanit në derbi.
Pas ndeshjes, ai komplimentoi lojtarët për paraqitjen e treguar, ndërsa ju premtoi si premio të ardhurat e biletave nga kjo përballje.
“Jam shumë i gëzuar për të gjithë sakrificën që ju keni bërë. Nuk e dija për këtë energji, por s’ka gjë, avash avash. Për mua është gëzim dhe ju sot keni gëzuar të gjithë tifozët tanë. Nëse ne do të bëjmë një ndeshje tjetër, të tillë, si sot që ishte një nga ndeshjet tona më të bukura. Shpresoj që ne ta mbushim stadiumin herë tjetër plot. Pse e them këtë?!
Sepse unë shpresoj që ne, në sezonin e ardhshëm, do të bashkëpunojmë të gjithë bashkë. Kuptohet që do të ketë edhe blerje të tjera, që ne ta dominojmë kampionatin shqiptar dhe mos të vuajmë si këtë sezon. Ju falënderoj të gjithëve pamasë, ju uroj suksese. Përsa i përket premios, ne premion do ta bëjmë aq sa do të marrim xhiro nga stadiumi. Ndoshta 40, 50”, tha Refik Halili.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)