Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/04/2026
Evropa po përpiqet të sigurojë rezervat e karburantit për avionët në aeroportet e saj. Alarmi për mungesën e karburantit, që po prek disa aeroporte, kompanitë kryesore ajrore dhe po shqetëson miliona udhëtarë pas rënies së importeve nga Lindja e Mesme, është në tryezën e ministrave të Transportit të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët janë mbledhur në një videokonferencë, ndoshta edhe për të kursyer karburantin e fluturimeve shtetërore.
Takimi synon të japë një panoramë të qartë mbi disponueshmërinë reale të karburantit për avionë në kontinent.
Po ashtu, ndryshe nga disa parashikime pesimiste, qeveria holandeze vlerëson se e gjithë Evropa ka rezerva karburanti për avionë për rreth 5 muaj. Një periudhë që mund të jetë e mjaftueshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, si dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për cisternat e naftës.
Holanda luan një rol kyç në këtë situatë, pasi qendra të rëndësishme magazinimi ndodhen mes Amsterdamit, Roterdamit dhe Antverpenit në Belgjikë. Ndërkohë, porti i Roterdamit strehon tre rafineri të mëdha për karburantin e aviacionit, të kompanive Shell, ExxonMobil dhe Gunvor Energy.
Evropa synon të forcojë monitorimin e rezervave të karburantit dhe të sigurojë që rafineritë të punojnë me kapacitet të plotë, veçanërisht në Holandë. Po ashtu, po shqyrtohet mundësia e blerjes së përbashkët të karburantit për avionë, për të rritur fuqinë negociuese në tregjet ndërkombëtare.
Në këtë drejtim po shtyn fort Spanja, përmes ministres së Tranzicionit Ekologjik, Sara Aagesen. Pavarësisht tensioneve të fundit diplomatike, Madridi synon të rrisë importet nga SHBA-të dhe po ushtron presion mbi kompanitë vendase të rafinimit, si Moeve dhe Repsol, për të rritur prodhimin.
Ministrat e Transportit do të shqyrtojnë edhe kërkesat e kompanive ajrore, të cilat përballen me problemin e “slot”-eve (të drejtave të ngritjes dhe uljes në aeroporte). Sipas rregullave të BE-së, një kompani duhet të përdorë këto të drejta për të mos i humbur ato.
Gjatë pandemisë së Covid-19, kjo detyroi kompanitë të kryenin mijëra fluturime “fantazmë”, pa pasagjerë, vetëm për të ruajtur slot-et në aeroportet strategjike. Në situatën aktuale, me Ngushticën e Hormuzit të bllokuar, kompanitë kërkojnë nga BE-ja që të ulin fluturimet pa rrezikuar humbjen e këtyre të drejtave.
Një tjetër kërkesë është pezullimi i përkohshëm i sektorit ajror nga “tregu i karbonit”, mekanizmi që detyron kompanitë të paguajnë për emetimet ndotëse të avionëve, të cilët janë burime të mëdha të dioksidit të karbonit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)