play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Katy Perry “hedh” kartën e kreditit për fat në Romë

today20/04/2026

Background

Këngëtarja, Katy Perry, ka tërhequr vëmendjen me një moment të pazakontë gjatë vizitës së saj në Romë. E gjendur përpara Fontana di Trevi dhe pa asnjë monedhë me vete, artistja përdori kartën e saj të kreditit për të shprehur një dëshirë.

Artistja 41-vjeçare ndau në TikTok të dielën, më 19 prill, momente nga vizita e saj në kryeqytetin italian.

Në video ajo shfaqet përpara shatërvanit, e veshur me një bluzë gri me kapuç, duke kënduar “më jepni dikush një monedhë”, në mënyrë që ta hedhë dhe të bëjë një dëshirë, sipas traditës.

Më pas ajo tha “Ju thashë që nuk jam e mirë me kusurin”, duke iu referuar një vargu nga kënga e saj në albumin Witness, ku thuhet “Nuk jam e mirë me ndryshimet, por kohët e fundit po hedh shumë monedha”.

Ajo shtoi se ndjeu nevojën të hidhte diçka në Fontana di Trevi “për fat të mirë”.

Siç shihet në video, ajo vendos për pak çaste kartën e saj të kreditit në ujë dhe më pas e nxjerr sërish.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *